Ekipi i transgjinorëve në Brazil po lufton paragjykimet

Ekipi i transgjinorëve në Brazil po lufton paragjykimet

07 July 2019 13:42

Në një pasdite të vonë të qershorit, ekipi i futbollit Bigtboys luajti ndeshjen e parë. Kjo ishte një lojë miqësore mes dy lagjeve të Rios që përmbyten sa herë që ka reshje të shiut, e që u luajt në një fushë të rrethuar me zinxhirë.

Me vetëm katër muaj stërvitje, Bigtboys pësoi humbje të thellë me rezultatin 9:1 nga Alligaytors, një ekip dukshëm më i stabilizuar. Por vetëm prania në fushë ishte një ndjenjë jashtëzakonisht çliruese për lojtarët e Bigtboys, që llogaritet si klubi i parë i futbollit i përbërë komplet nga transseksualët në Rio de Janeiro.

Dhe kur sulmuesi Caique Rodrigues shënoi golin e vetëm të ekipit pas nëntë golave rresht të kundërshtarit, përkrahësit e Bigtboys - kryesisht të dashurat dhe një pjesë e vogël e anëtarëve të familjes - bërtitën si të çmendur dhe me shumë entuziazëm, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”. Kjo brohoritje e tyre mbyti brohoritjet e tifozëve kundërshtarë që ishin më të shumtë në numër dhe kryesisht meshkuj.

Për lojtarët e ekipit Bigtboys, fusha e futbollit është gjithashtu një prej vendeve të pakta ku ata ndihen të qetë dhe mund të flasin për përvojat e tyre, qofshin të mira apo të këqija, pa u frikësuar nga askush.

“Njerëzit mendojnë se ne jemi të brishtë, që jemi kukulla që ndryshojmë estetikisht. Ky është një prej paragjykimeve më të këqija që e kanë të tjerët për ne. Edhe ne jemi normal sikurse të tjerët, thjesht kërkojmë një mundësi për t'u dëshmuar të gjithëve se jemi të barabartë. Nuk duam paragjykime, pasi askujt nuk i bëjmë asgjë”, thotë mesfushori 26-vjeçar, Robert Ismerim de Souza, i cili punon në një palestër të qytetit të Rios. “Ne jemi këtu për të fituar, për të pushtuar shumë gjëra. Duam që nëpërmjet futbollit t'i luftojmë paragjykimet pasi jemi ekipi i parë i transseksualëve”.

167 transgjinorë të vrarë gjatë vitit të shkuar në Brazil

Bigtboys, Alligaytors dhe ekipet e tjera të komunitetit LGBT që janë themeluar në gjithë Brazilin, po llogarisin që dashuria e kombit për futbollin t'u ndihmojë në luftën kundër paragjykimeve që kohët e fundit janë në rritje e sipër.

Në fund të vitit të shkuar, më shumë se 57 milionë brazilianë votuan për presidentin ekstrem Jair Bolsonaro, i cili më herët në një intervistë tha se më përpara do të dëshironte një djalë të vdekur sesa një djalë homoseksual.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme