Sport

Pensionohet Arjen Robben

Arjen Robben e ka konfirmuar se po pensionohet nga futbolli.

35 vjeçari në verë u largua nga Bayerni pas përfundimit të kontratës, derisa ishte lidhur me një rikthim në Holandë te ish-klubet e tij, Groningen e PSV, transmeton Koha.net.

Robben ka pasur një karrierë të suksesshme duke fituar titujt në Holandë, Angli, Spanjë, e Gjermani derisa me kombëtaren e Holandes njëherë kishte arritur në finale të Kupës së Botës.

“Në javët e fundit e kam menduar gjatë, dhe siç e dini të gjithë kam marrë mjaftueshëm kohë për të vendosur për të ardhmen time pas ndeshjes së fundit me Bayernin. Dhe kam vendosur që t’i jap fund karrierës time si futbollist profesionist. Padyshim ky është vendimi më i vështirë në karrierën time. Një vendim në të cilën mendja e zemra janë përplasur”, u shpreh Robben.