Harroni Cristiano Ronaldon, LeBron Jamesin apo Tiger Woodsin. Roger Federeri është ylli më i paguar i sportit kur është fjala për të hyrat nga reklamat.
Legjenda zvicerane e tenisit, që po shikon të fitojë turneun Grand Slam "Wimbledon" për herë të nëntë, ka fituar rreth 68 milionë funte (mbi 75 milionë euro) jashtë tenisit në vitin 2018, falë një numër të marrëveshjeve komerciale, shkruan sot Koha Ditore.
Vetëm vitin e kaluar Federer, 37-vjeçar, siguroi një kontratë me gjigantin japonez të veshjeve "Uniqlo", që thuhet se është e vlefshme 220 milionë funte (245 milionë euro) për dhjetë vjet.
Mjeshtri i tenisit po ashtu ka marrëveshje me gjigantët si "Rolex", "Credit Suisse", "Moet & Chandon" dhe shumë të tjerë.
"SunSport" ka analizuar se çfarë vlere kanë këto marrëveshje dhe sa miliona u shtohen fitimeve të tij të majme që ka marrë nga turnetë në tenis.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)