Formacionet zyrtare: St Josephs – Prishtina Foto: Driton Paçarada / KD

Prishtina eliminohet në fazën parakualifikuese të Ligës së Evropës

02 July 2019 17:01
19:38

Prishtina nuk ka arritur të kalojë fazën parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Në dy përballje me klubin nga Gjibraltari, St Josephs klubi kosovar pësoi me rezultat të përgjithshëm prej 1 me 3, transmeton Koha.net.

Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” kishte përfunduar me rezultat të barabartë prej 1 me 1, derisa sot në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit u mposht me rezultat prej 2 me 0.

Prishtina e mbylli ndeshjen me dy lojtarë me pak në fushë, pasi në minutën e 48 të takimit Liridon Bekteshi e Armend Dallku u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi ekipi vendas, që arriti të shënonte dy gola në çerekun e fundit të ndeshjes.

Ishte Villar ai që shënoi golin e parë në minutën e 75, derisa golin e dytë e shënoi Juanfri kur po luhej minuta e 80.

E në minutën e 90+3 me karton të kuq u ndëshkua edhe Rojas i St Josephsit.

19:27

St Josephs me dy gola të shpejtë ndaj Prishtinës

St Josephs ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Prishtinës, në ndeshjen e dytë parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Ishte Villar ai që i dha epërsinë St Josephsit në minutën e 75, derisa atë e dyfishoi pas pesë minutave Juanfri.

Prishtina është me dy lojtarë më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Bekteshit dhe Dallkut.

18:58

​Prishtina mbetet me dy lojtarë më pak në fushë ndaj St Josephsit

Prishtina ka nisur shumë keq pjesën e dytë ndaj St Josephsit në Gjibraltar.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës mbeti me dy lojtarë në fushë me të filluar pjesa e dytë, transmeton Koha.net.

Në minutën e 48 Liridon Bekteshi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, derisa direkt më të kuq u ndëshkua Armend Dallku.

Kjo është ndeshja e kthimit në fazën parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Rezultati momental është 0-0.

17:01

Formacionet zyrtare: St Josephs – Prishtina

Prishtina sot luan në Gjibraltar ndeshjen e kthimit ndaj St Josephs në ndeshjen parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Kujtojmë se rezultati i ndeshjes së parë ishte 1 me 1 në “Fadil Vokrri”.

Formacionet zyrtare janë këto:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme