Matuidi drejt Katarit

Matuidi drejt Katarit

01 July 2019 11:53

Mesfushori francez Blaise Matuidi pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere për të vazhduar karrierën në Katar, te skuadra Al-Duhail.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet italiane. Bëhet e ditur se Al-Duhail tashmë ka kontaktuar Juventusin, duke i ofruar rreth 15 milionë euro dëmshpërblim për 32-vjeçarin, transmeton Koha Ditore.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 kur u transferua nga PSG-ja për 30 milionë euro dhe me kampionin e Italisë ka kontratë deri vitin tjetër. Edicionin e shkuar, Matuidi pati 42 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat, duke shënuar tri gola dhe asistuar poaq herë. Reprezentuesi francez ka fituar dy tituj kampioni në Serie A.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme