Mesfushori francez Blaise Matuidi pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere për të vazhduar karrierën në Katar, te skuadra Al-Duhail.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet italiane. Bëhet e ditur se Al-Duhail tashmë ka kontaktuar Juventusin, duke i ofruar rreth 15 milionë euro dëmshpërblim për 32-vjeçarin, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 kur u transferua nga PSG-ja për 30 milionë euro dhe me kampionin e Italisë ka kontratë deri vitin tjetër. Edicionin e shkuar, Matuidi pati 42 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat, duke shënuar tri gola dhe asistuar poaq herë. Reprezentuesi francez ka fituar dy tituj kampioni në Serie A.