Sport

Valon Behrami mund të kthehet sërish në elitën e futbollit zviceran

Ekipet e Superligës së Zvicrës ende kanë punë për të bërë, disa më shumë e disa më pak, shkruan “Blick”, transmeton “Sporti në KTV”.

Në shkrimin e gazetës zvicerane thuhet vëmendje të veçantë i kushtohet mesfushorit shqiptar, Valon Behrami.

Për të shkruajnë se është skuadra e Sionit që nuk i ndahet futbollistit me përvojë të madhe në ligat evropiane dhe se cilësitë që ai ka janë joshëse për shumë klube.

“Statusi im është ende i njëjtë. Valoni duhet të flas së pari me Udinesen e më pas të shohim. Por, unë e dua atë dhe kjo është e qartë”, ka thënë Presidenti i klubit të Sionit, Christian Constantin.

Sipas mediave italiane, Valon Behrami i ka kërkuar Udineses të qëndrojë te klubi italian edhe për dy vite tjera, megjithatë, lëndimet e shumta kanë bërë që “bardhezinjtë” t’i ofrojnë atij vetëm edhe një vit tjetër kontratë.

Behrami luajti në 19 ndeshje edicionin e shkuar dhe shënoi vetëm një gol.

Në Superligën zvicerane, Behrami, në edicionin 2002-03 ishte pjesë e Luganos, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Genoa, Lazio, West Ham, Fiorentina, Napoli, Hamburg e Watford.