Sport

Zola: Hazardi do të jetë fantastik në Real Madrid

Foto: Reuters

Trajneri i Chelsea-s, Gianfranco Zola ka thënë se Eden Hazardi e ka merituar transferimin në Real Madrid.

Hazardi është larguar nga Chelsea për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”, për 150 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Zola ka thënë se ai është një lojtar fantastik i cili pati një sezon të mrekullueshëm dhe i uron të gjitha të mirat në Madrid.

“Ai është një lojtar fantastik, këtë vit ka qenë i mrekullueshëm, Chelsea ia dhuroi Realit një yll, i cili është gjithmonë duke qeshur por është edhe shumë modest”, tha Zola.

Ai po ashtu tha se një lojtar me këtë kualitet mund të këtë një të ardhme të mrekullueshme.