Prishtina vetëm barazim në ndeshjen e parë ndaj St Josephs

- 22:38Prishtina vetëm barazim në ndeshjen e parë ndaj St Josephs
- 21:32Mbyllet me barazim pjesa e parë në “Fadil Vokrri”
- 21:18Dy gola të shpejtë në sfidën Prishtina – St Josephs
- 20:53Nis ndeshja Prishtina – St Josephs, “Plisat” të zhgënjyer
- 20:28Interesim jo i madh për sfidën Prishtina – St Josephs
- 19:51Prishtina - St Josephs, formacionet zyrtare
Prishtina vetëm barazim në ndeshjen e parë ndaj St Josephs
Prishtina nuk e ka shfrytëzuar terrenin vendas për ta mposhtur klubin nga Gjibraltari, St Josephs në ndeshjen parakualifikuese në Ligën e Evropës.
Rezultati final i takimit të sotëm në “Fadil Vokrri” ishte 1 me 1, transmeton Koha.net.
Prishtina e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 28 të ndeshjes përmes Armend Dallkut, i cili shënoi nga penaltia.
Por, pas vetëm katër minutave mysafirët arritën të barazojnë shifrat në 1 me 1, që doli të ishte edhe rezultati final i këtij takimi.
Ishte Juan Pena ai që barazoi shifrat pas asistimit nga Boro.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Javën e ardhshme në Gjibraltar.
Mbyllet me barazim pjesa e parë në “Fadil Vokrri”
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Prishtinës dhe St Jospehs që po zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës.
Në pjesën e parë u shënuan dy gola, me rezultatin që është 1 me 1.
Dallku shënoi për Prishtinën nga penaltia në minutën e 27, derisa mysafirët barazuan shifrat pas katër minutave përmes Juan Penas.
Dy gola të shpejtë në sfidën Prishtina – St Josephs
Dy gola të shpejtë janë shënuar në sfidën ndërmjet Prishtinës dhe St Josephs, 1-1.
Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 27 përmes Armend Dallkut që shënoi nga penaltia.
Kurse mysafirët barazuan në minutën e 31-të. Juan Pena e ka barazuar rezultatin në 1:1.
Nis ndeshja Prishtina – St Josephs, “Plisat” të zhgënjyer
Ka nisur ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe St Jospephs në “Fadil Vokrri”.
E “Plisat” kanë shpalosur një slogan përmes së cilit shprehin zhgënjimin e tyre.
“6 vjet premtime, 6 vjet zhgënjime, nëse nuk ke zemër ik prej Prishtine”, thuhet në sloganin e tifozëve të Prishtinës, raporton KTV.
Interesim jo i madh për sfidën Prishtina – St Josephs
Futbollistët e Prishtinës dhe të St Josephs janë dalë në nxemje para sfidës në Fadil Vokrri nga ora 20:45.
KTV-ja raporton se nuk ka interesim të madh të tifozëve për këtë ndeshje.
Kjo është ndeshja e parë e Prishtinës në parakualifikime në Ligën e Evropës.
Prishtina - St Josephs, formacionet zyrtare
Prishtina do të luajë sonte ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Evropës.
Në “Fadil Vokrri” Prishtina do të luajë ndaj klubit nga Gjibraltari, St Josephs, transmeton Koha.net.
Formacionet zyrtare janë këto:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Interi fiton derbin me Atalantan, ruan distancën e pikëve me Milanin

Të gjithë po shikojnë nga Ronaldo për t’u siguruar që historia nuk do të përsëritet për Juventusin

Nooralotta Neziri për një të qindtën e sekondës mbeti pa medalje në Evropian

Fytyra tjetër e Trepçës

Chelsea fiton derbin ndaj Evertonit

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Wijnaldum mund të mbetet te Liverpooli

Reali interesohet për Mahrezin

Juventusi do ta mbajë De Ligtin

Zyrtarizohet kalimi i Hamsikut te Goteborgu

Leicesteri vihet pas Jamesit
