Cuadrado rinovon kontratën me Juventusin

Cuadrado rinovon kontratën me Juventusin

26 June 2019 21:58

Sulmuesi i krahut, kolumbiani Juan Cuadrado, ka arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën edhe për një vit me Juventusin, njoftoi të mërkurën "Corriere dello Sport".

Me rinovimin e kontratës, Cuadrado do të jetë pjesë e kampionit të Italisë deri në verën e vitit 2021.

Cuadrado aktualisht është duke luajtur me Kolumbinë në "Copa America" dhe muajin e ardhshëm do të kthehet në Torino për ta zyrtarizuar rinovimin e kontratës, transmeton KTV.

Cuadrado 31-vjeçar, është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe ka fituar katër tituj kampioni në Serie A.

Edicionin e fundit, shënoi një gol dhe asistoi katër në 23 paraqitje në të gjitha garat. Në Evropë, Cuadrado karrierë ka bërë edhe te Chelsea, Fiorentina, Udinese e Lecce.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme