Sport

Ancelotti kërcënon Napolin

Foto: Reuters

Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se dëshiron ta mbajë në skuadër për sezonin e ri Kalidou Koulibalyn.

Sipas mediave italiane, trajneri i Napolit ka biseduar me krerët e klubit ku i ka njoftuar se dëshiron ta mbajë me çdo kusht mbrojtësin edhe në sezonin e ri, transmeton KTV.

Madje, Ancelotti thuhet se ka kërcënuar me largim në rast se lojtarët kryesorë do të largohen gjatë verës.

Për Koulibalyn, interesim të vazhdueshëm ka shprehur Manchester Unitedi.