Claudio Ranieri është favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës angleze Newcastle për edicionin e ri, raportojnë mediumet e huaja të martën.
Ranieri është aktualisht i papunë dhe te Newcastle do të zëvendësonte Rafael Benitezin, i cili do të largohet në fund të këtij muaji kur edhe i skadon kontrata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRanieri 67-vjeçar, ka punuar si trajner në Angli dhe ka një titull kampioni me Leicester Cityn.
Edicionin e fundit ai ishte në krye të Romës kurse ka drejtuar edhe ekipet si Fulham, Nantes, Monaco, Inter, Roma, Juventus, Parma, Valencia, Chelsea, Atletico Madrid, Fiorentina e Napoli.
Për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe seleksionues i Greqisë.