Sport

Alves mund të kthehet te Barcelona

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Alves ka gjasa të mëdha të kthehet te Barcelona gjatë kësaj vere.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të hënën se drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë kontaktuar Alvesin, i cili ka paralajmëruar largimin nga PSG-ja në fund të këtij muaji kur edhe i skadon kontrata me ekipin francez, transmeton Koha Ditore.