Sport

“Qepa e vogël” po lë gjurmë te Brazili

Para fillimit të Copa America, pak njerëz jashtë Brazilit kanë dëgjuar për sulmuesin e krahut të Gremios, Everton Sousa Soares. Por depërtimet e tij dhe loja e mirë kanë filluar të bien në sytë e të gjithëve. Everton po shkëlqen me Përfaqësuesen e Brazilit në Copa America dhe po bëhet emër i njohur.

23-vjeçari u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren bindëse të Brazilit (5:0) ndaj Perusë, të shtunën. Ai shënoi një gol të shkëlqyer në ndeshjen e tij të parë të plotë me Brazilin, shkruan sot Koha Ditore.

Është pritur që Everton të jetë startues ndaj Perusë pas paraqitjeve që i pati në dy ndeshjet e mëparshme, kur u inkuadrua nga banka e rezervistëve. Në të dyja këto ndeshje, Everton i dha ritëm lojës së Brazilit dhe kjo bëri që tifozët të kërkojnë që ai mos të jetë rezervist, por titullar. Kështu që duket se seleksionuesi Tite dëgjoi thirrjet e tyre dhe ia besoj rolin e titullarit Evertonit.

I njohur me nofkën "Cebolinha" (Qepa e vogël) për shkak të ngjashmërisë së tij me një karakter të filmave të vizatuar brazilianë me emrin e njëjtë, Everton po i ofron siguri të madhe Brazilit në krahun e majtë me depërtime dhe krosime.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)