Sport

Edhe Atletico pas Pepes

Foto: Reuters

Pas Liverpoolit, Bayernit, Arsenalit e Interit, edhe skuadra e Atletico Madridit është futur në garë për sulmuesin e Bregut të Fildishtë, Nicolas Pepe.

Gazeta franceze "L'Equipe" ka njoftuar të dielën se Atletico i ka ofruar Lillet 90 milionë euro dëmshpërblim për Pepen, që e sheh si zëvendësim për francezin Antoine Griezmann.

Pepe ka shkëlqyer edicionin e fundit duke shënuar 23 gola dhe duke asistuar 12 herë në 41 ndeshje në të gjitha garat për Lillen. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022.

24-vjeçari te Lille është transferuar në vitin 2017, kurse ka edhe 11 ndeshje e katër gola të shënuara për Përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë.