Sport

Maguire refuzon Unitedin për Cityn

Descriptive Text

Qendërmbrojtësi i Anglisë, Harry Maguire, ka refuzuar Manchester Unitedin për të pranuar ofertën e Manchester Cityt, përcjellin mediumet angleze të dielën.

Mësohet se Maguire tashmë është pajtuar të transferohet te City, ekip që do të paguajë 95 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar prej Leicester Cityt, transmeton Koha Ditore.

Ai me kampionin e Anglisë, Cityn, do të firmosë kontratë pesëvjeçare me një pagë javore prej 300 mijë funtesh.

Me këtë transferim Maguire do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në Premier League. 26-vjeçari është pjesë e Leicesterit prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai edicionin e fundit ishte ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin anglez. Ka shënuar tri gola në 31 ndeshje të luajtura.