Sport

Milani në garë për Ceballosin

Skuadra e Milanit është futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nga "Gazzetta dello Sport". Mësohet se Milani tashmë ka nisur bisedimet me Realin Madridin, duke kërkuar huazimin dyvjeçar të Ceballosit me detyrim të blerjes së tij për 40 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Milani është i gatshëm që gjatë huazimit dyvjeçar t'i paguajë Realit tetë milionë euro dëmshpërblim. Ceballos pritet të largohet nga Reali gjatë kësaj vere për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur.

Ai është pjesë e Real Madridit prej vitit 2017, kur u transferua nga Real Betisi për 16.5 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Ceballos edicionin e fundit ka shënuar tri gola dhe ka asistuar dy herë në 34 paraqitje. Ai ka edhe gjashtë ndeshje me Spanjën.