Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

17-vjeçari kosovar, menaxher i 40 basketbollistëve

Skuadrat e Superligës së Kosovës në basketboll njihen për importimin e lojtarëve të huaj në kampionat.

Ardhja e lojtarëve të huaj bëhet zakonisht përmes menaxherëve të ndryshëm.

E në dy vjetët e fundit Argjent Zeqiri, me sukses po arrin të menaxhojë rreth 40 basketbollistë kryesisht amerikanë, raporton KTV. 

E veçanta e Zeqirit është se ai është vetëm 17-vjeç dhe ka arritur të furnizojë ekipet e Kosovës me basketbollistë të huaj.

Zeqiri bashkëpunon së bashku me kompaninë e menaxhimeve të lojtarëve EP Sport.

Edhe A është liga e basketbollit në Kosovë më e mirë se në Kroaci? Basketboll A është liga e basketbollit në Kosovë më e mirë se në Kroaci?

Përveç skuadrave të njohura evropiane, ku aktivizohen lojtarët nën menaxhimin e Zeqirit, ky i fundit ka lojtarë edhe në kampionatin e Kosovës.

Zeqiri pritet që shumë shpejt të ndjekë edhe hapat për licenca të FIBA-s si menaxher basketbolli.