Ish-portieri i Arsenalit, Petr Cech është rikthyer te Chelsea, por në një post tjetër.
Pas pensionimit nga futbolli aktiv, Cech do të fokusohet në këshillimin teknik dhe të performancës në klub.
Sipas njoftimit nga Chelsea, çeku ka thënë se është tejet i lumtur që po bashkëpunon sërish me Chelsean.
Në periudhën e tij te Chelsea, Cech fitoi çdo trofe të mundshëm.
Ai ishte pjesë e “Bluve” nga sezoni 2004/05 deri më 2014/15 pas të cilit sezon kaloi tek Arsenali. Cech la Chelsean pas 494 ndeshjeve dhe 13 titujve.