Sport

Kosova fiton respektin në vendin ku u nënçmua - Angli

Kosova fiton respektin në vendin ku u nënçmua - Angli

Nuk është shfaqur shumë respekt në Federatën e Futbollit të Anglisë, kur është vendosur për vendin se ku do të luhet ndeshja ndaj Kosovës. Nuk është shfaqur respekt për përfaqësuesen e Kosovës dhe kjo është vënë në pah nga media serioze angleze këtë javë.

Ndeshjen e 10 shtatorit, Federata e Futbollit e Anglisë ka vendosur ta organizojë në stadiumin "St. Mary's" në Southampton, që ka kapacitet prej vetëm 32 mijë ulëseve. Më 7 shtator Anglia e pret Bullgarinë në "Wembley", që ka kapacitet prej afro 90 mijë ulëseve, shkruan sot Koha Ditore.