Sport

Lirimi eci lirshëm nëpër mbrojtjen turke

Foto: Driton Paçarada / KD

Duke shfrytëzuar asetin e tij kryesor, shpejtësinë, Lirim Kastrati ishte i pandalshëm të hënën mbrëma, në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Turqisë.

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll fitoi 3:1 ndeshjen eliminatore për Euro 2021. Sulmuesi Kastrati ka udhëhequr përfaqësuesen në kundërsulmet e shpejta, ndërsa ka realizuar njërin nga tre golat. Ai shënoi në fund të ndeshjes për 3:1, me goditje të bukur nga rreth 18 metra, shkruan sot Koha Ditore.

Për sulmuesin Kastrati, Kosova U-21 me fitoren ndaj Turqisë ka dhënë sinjalin se do të kërkojë pikë në të gjitha ndeshjet eliminatore për evropianin që mbahet pas dy vjetësh.

Kosova U-21 javën e kaluar fitoi 4:0 në udhëtim ndaj Andorrës. Kështu i parapriu periudhës disaditore ndoshta më të suksesshme në histori të përfaqësueseve të Kosovës në futboll. Të premten Kosova A luajti 1:1 me Malin e Zi, ndërsa të hënën fitoi 3:2 ndaj Bullgarisë.

Shkëlqimi gjashtëditorë i Kosovës u mbyll të martën mbrëma në "Fadil Vokrri" me fitoren e Shpresave ndaj Turqisë.

"Ndaj përfaqësueses së një shteti shumë të madh natyrisht që nuk ishim favoritë. Por kemi besuar shumë në fitore. Kemi punuar shumë mirë në stërvitje, ndonëse ishte fundi i edicionit. Po ashtu, përzgjedhësi Rafet Prekazi na ka motivuar shumë mirë për ndeshje. Për herë të parë ne Shpresat, po ashtu, kemi luajtur në 'Fadil Vokrri', e kishim përkrahjen e 'Dardanëve' dhe shikuesve të tjerë dhe gjitha këto bënë që të jemi maksimalisht të motivuar", ka thënë Kastrati të mërkurën për gazetën....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)