West Hamin kërkon Delphin

West Hamin kërkon Delphin

11 June 2019 12:54

Skuadra e West Ham Unitedit ka shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Cityt, Fabian Delph njoftojnë mediumet angelze të martën.

Delph 29-vjeçar, pritet të largohet nga City gjatë kësaj vere, pasi edicionin e shkuar nuk ka patur minutazhë të mjaftueshme.

Për kartonin e tij, West Hami është i gatshëm t'i paguajë Cityt 20 milionë euro dëmshpërblim derisa Delphit i ka bërë gati një kontratë trivjeçare. Delph edicionin e shkuar ka regjistruar 20 ndeshje për Cityn në të gjitha garat dhe ka kontratë deri vitin tjetër, transmeton Koha Ditore.

Ai është reprezentues i Anglisë kurse karrierë ka bërë edhe te Aston Villa e Leeds Unitedi. Delph prej vitit 2015 është pjesë e Cityt dhe ka të fituar dy tituj kampioni të Anglisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme