Feronikeli e Prishtina sot mësojnë kundërshtarët

Feronikeli e Prishtina sot mësojnë kundërshtarët

Arsim Maxhera Arsim Maxhera 11 June 2019 08:25

Njëra prej dy skuadrave që i mposhti Drita para një viti do të jetë kundërshtarja e parë e Feronikelit në parakualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës në futboll të martën (sot) do të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales së raundit paraeliminator të "Championsit". Shorti tërhiqet prej orës 12:00, ndërsa në të janë kampionët e katër vendeve me koeficientin më të vogël të UEFA-s: Gjibraltarit, Andorrës, San Marinos dhe Kosovës.

Në short bartës janë Lincoln Red Imps i Gjibraltarit dhe Santa Coloma e Andorrës, ndërsa jobartës janë Tre Penne nga San Marino dhe Feronikeli. Pra skuadra nga Drenasi do të takohet me Lincolnin apo Santa Coloman. Para një viti në Gjibraltar, Drita kishte eliminuar Santa Coloman në gjysmëfinale të raundit paraeliminator e më pas Lincolnin në finale të raundit.

Kështu kishte kaluar në raundin e parë kualifikues ku ishte ndalur nga Malmo e Suedisë. Garën e kishte vazhduar më pas në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës ku e kishte eliminuar Dudelange e Luksemburgut.

Feronikeli vlerësohet më i favorizuar se Drita, për shkak se turneu i raundit parakualifikues zhvillohet në Prishtinë. Kështu Feronikeli do të ketë përkrahjen e tifozëve në fazën më të hershme të "Championsit". Në të vërtetë rruga deri në "Championsin" e vërtetë, fazën grupore të kësaj gare, është shumë e gjatë. Pas raundit paraeliminator janë tri raunde kualifikuese e më pas edhe plejofi, para fazës grupore. Pra që Feronikeli të arrijë në fazën grupore, duhet të kalojë plot gjashtë kundërshtarë. Synimet e Feronikelit janë që të kalojë të paktën raundin paraeliminator, ndërsa do të varet nga shorti nëse do të mundë të bëjë hap para në krahasim me Dritën... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme