Reali siguron Mendyn

Reali siguron Mendyn

10 June 2019 12:13

Pas zyrtarizoi Luka Joviqin e Eden Hazardin, ekipi i Real Madridit ka siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Ferland Mendy. Gazeta spanjolle "Marca" ka njoftuar të hënën se Mendy tashmë ka kryer me sukses kontrollimet mjekësore te Reali dhe do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

24-vjeçari, te Reali do të transferohet nga Lyoni për 55 milionë euro dëmshpërblim kurse me ekipin spanjoll do të firmos kontratë pesëvjeçare. Në edicionin e fundit, Mendyt ka regjistruar 44 ndeshje për Lyonin, duke shënuar tri gola dhe asistuar poaq herë. Ai ka edhe dy ndeshje me Francën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme