Sport

Pas sinjaleve pozitive në Islandë, kombëtarja kërkon fitoren në Elbasan

 

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka dhënë sinjale pozitive në Reykjavik, por nuk ka shmangur dot humbjen. Kuqezinjtë pësuan të shtunën me rezultatin 1:0 nga Islanda dhe kanë zvogëluar ndjeshëm gjasat për të siguruar kualifikimin në "Euro 2020".

Me përzgjedhësin e ri Edy Reja janë vlerësuar përmirësime në lojën e Shqipërisë, por edhe dobësitë ishin evidente. Ekipi kombëtar nuk ka krijuar mjaftueshëm për të shënuar fitoren e synuar në Islandë, shkruan sot Koha Ditore.