Përfaqësuesja nderoi ish-presidentin Vokrri në Sofje

Përfaqësuesja nderoi ish-presidentin Vokrri në Sofje

09 June 2019 12:14

Përfaqësuesja e Kosovës, e cila ndodhet në Sofje për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë, sot, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta e ka nderuar ish-presidentin Fadil Vokrri, me një koreografi simbolike dhe me një minutë heshtje në ambientet e hotelit ku është akomoduar.

Para futbollistëve një fjalë rasti e ka mbajtur nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri, i cili theksoi se periudha njëvjeçare pa Legjendën ka qenë e vështirë.

Kujtime për ish-presidentin Vokrri ndanë edhe miku i tij, Muharrem Sahiti, përzgjedhësi Bernard Challandes dhe portieri Samir Ujkani, të cilët e vlerësuan lartë kontributin dhe veprën e Legjendës, me shpresën se sukseset e Kombëtares nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme