Sport

Italia mposht bindshëm Greqinë

Foto: Reuters

Italia ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Greqia, me rezultat prej 3 me 0.

Italianët, që po kalojnë në një formë të shkëlqyer, dilemën e fituesit e zgjodhën qysh në pjesën e parë, duke shënuar të tri golat, transmeton Koha.net.

Barella, Insigne e Bonucci ishin ata që shënuan për ekipin mysafir.

Në Grupin J kombëtarja e Italisë është lider pas tre ndeshje me po aq fitore, e ndjekur nga Finlanda që ka gjashtë pikë, derisa Greqia e Bosnja kanë nga katër. Që pasohen nga Armenia me tre pikë dhe Lihtenshtajni pa pikë.