Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përzgjedhësi i Malit të Zi s’tregon se a do të jetë Beqiraj kapiten kundër Kosovës

Përzgjedhësi i Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq, nuk ka pranuar të tregojë nëse ylli shqiptar i kësaj kombëtareje, Fatos Beqiraj, do të jetë kapiten në ndeshjen e së premtes përballë Kosovës.

Dy kombëtaret përballen në Podgoricë të premten në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020. Beqiraj pritet të jetë kapiten në mungesë të dy kapitenëve të parë. Megjithatë, këtë s’ka dashur ta tregojë në konferencën e sotme përzgjedhësi Tumbakoviq, raporton "Vijesti".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse ai do të luajë. E a do të luajë, do ta shihni”, ka thënë ai.

Tumbakoviq u pyet edhe për legjendën Fadil Vokrri që vdiq vitin e kaluar. Shkurt ai u përgjigj duke thënë se “Vokrri ishte miku im”.