Sport

Endrit Krasniqi rikthehet në Prishtinë

Endrit Krasniqi
 

KF Prishtina ka konfirmuar se është përforcuar me Endrit Krasniqin, i cili edhe më parë kishte veshur fanellën e klubit nga kryeqyteti i Kosovës.

“Pas negociatave të gjata dhe aspak të lehta, më në fund Endrit Krasniqi rikthehet sërish në shtëpi. Pa dyshim, njëri ndër mesfushorët më të mirë në Superligë, i bashkohet Prishtinës pas dy vitesh qëndrimi në Dritë me të cilën ishte shpall kampione”, thuhet në faqen zyrtare të Prishtinës, transmeton Koha.net.