Sport

Liga e Kombeve, rast që Anglia të dëshmojë rritjen e madhe

Liga e Kombeve, rast që Anglia të dëshmojë rritjen e madhe

Pas një edicioni që u dominua nga ekipet angleze në garat evropiane, radha është te Përfaqësuesja e Anglisë që të ndjekë shembullin e tyre, duke fituar Ligën e Kombeve, turneu final i së cilës nisi të mërkurën dhe përfundon të dielën në Portugali.

Për Anglinë ky do të ishte sukses i madh dhe vazhdimësi e formës së lartë që nisi në botërorin "Rusia 2018", kur përfundoi e katërta, transmeton Koha Ditore shkrimin e AFP-së.