Te Mali i Zi e vlerësojnë sidomos sulmin e Kosovës Foto: Driton Paçarada / KD

Te Mali i Zi e vlerësojnë sidomos sulmin e Kosovës

06 June 2019 09:32

Kosova është përfshirë në shortin e kualifikimeve për "Euro 2020" nga vazoja e pestë, ndërkohë që Mali i Zi ishte në vazon e katërt.

Por te Përfaqësuesja e Malit të Zi vlerësojnë se Kosova me cilësinë që ka nuk e meriton të jetë në vazon e pestë, por të paktën në një vazo më lart, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu te Mali i Zi edhe një herë kanë shprehur respektin që kanë për Kosovën, dy ditë para ndeshjes Mali i Zi - Kosova, që luhet të premten (20:45) në stadiumin e qytetit në Podgoricë. Është ndeshje kualifikuese për evropianin e vitit tjetër.

Në letër Kosova është përfaqësuesja e fundit në grup, por "dardanët" po e synojnë kualifikimin në Evropian dhe te Mali i Zi e pranojnë që do ta kenë vështirë të premten mbrëma në stadiumin pa shikues.

"Ata për nga forca dhe ajo që kemi parë, i takojnë së paku vazos së katërt. Do të jetë vështirë, por nëse ne jemi të vërtetët, si kemi qenë shumë herë, mund të imponohemi dhe të fitojmë", ka thënë sulmuesi i Malit të Zi, Aleksandar Boljeviq. 23-vjeçari bën karrierë në Belgjikë, te Bevereni.

Kosova ka një pikë nga ndeshja me Bullgarinë, derisa Mali i Zi ka një pikë nga dy ndeshje, pas barazimit me Bullgarinë dhe disfatës nga Anglia. Mali i Zi nuk do të ketë përkrahjen e tifozëve në stadium, por do të luajë për ta...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme