Sport

Reali siguron shërbimet e Hazardit për 100 milionë euro

Foto: Getty Images

Eden Hazard do t’i bashkohet Real Madridit për një shumë rreth 100 milionë euro plus bonuset, raporton The Guardian.

28 vjeçari e kishte paralajmëruar largimin nga Stamford Bridge pas triumfit në Ligën e Evropës me skuadrën aktuale të tij, Chelsean, transmeton Koha.net.

Raportohet se zyrtarizimi i belgut në Madrid do të bëhet në ditët e ardhshme, me klubet që pritet të nënshkruajnë marrëveshjen.

Hazardi largohet nga Londra pas shtatë viteve të suksesshme me Chelsean, duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve, një FA Cup dhe dy herë Ligën e Evropës.