Sport

Chiesa arrin marrëveshje me Juven, Fiorentina thotë se s’do shitet

Descriptive Text

Juventus ka arritur marrëveshje personale me Federico Chiesan.

Sipas “Sky Sport” drejtuesit e klubit të Juventusit, dhe Chiesa janë pajtuar që nga sezoni i ri lojtari të veshë fanellën “bardhezi”.

Mesfushori i Fiorentinas thuhet se do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me Juven, dhe do të fitojë rreth 5 milionë euro në sezon.

Juventusi ka një marrëveshje bazë me Federico Chiesan dhe ai do të largohet nga Fiorentina vetëm nëse nënshkruan me kampionin – raporton Sky Sport Italia.

Nga ana tjetër, Fiorentina kishte lëshuar një komunikatë për media të hënën kur thoshte se Chiesa do të jetë pjesë e skuadrës vjollcë edhe në sezonin 2019/2020.