Sport

Betisi kërkon 79 milionë euro për Lo Celson

Descriptive Text

Real Betisi ka refuzuar ofertën e Tottenhamit prej 60 milionë eurosh për mesfushorin Giovani Lo Celso për të cilin po kërkon hiq më pak se 79 milionë euro. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet spanjolle.

Lo Celso ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por te Betisi kanë vendosur që atij t'i caktojnë çmimin prej 79 milionë eurosh pas ofertave të shumta që kanë marrë, transmeton Koha Ditore.

23-vjeçari, në edicionin e shkuar ka patur paraqitje të mira dhe ishte lojtari kryesor te Betisi. Interesim të madh për të ka treguar Tottenhami, por në garë është edhe Manchester Unitedi. 23-vjeçari, edicionin e fundit ka shënuar 16 gola te Betisi, që i ka paguar PSG-s 22 milionë euro muajin e shkuar për transferimin e tij.