Eden Hazard është gjithnjë e më pranë kalimit te Reali i Madridit. Disa përfaqësues të klubit “merengues” udhëtuan drejt Londrës për të mbyllur tratativat me Chelsean brenda kësaj jave.
Për yllin belg, skuadra “Los Blancos” është gati të ofrojë 120 milionë euro, shifër që do ta bënte atë blerjen më të shtrenjtë të klubit spanjoll, duke lënë pas Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBlerja e Hazard konsiderohet si një goditje e jashtëzakonshme në merkato për Realin e Madridit, që nis kështu një revolucion të madh pas sezonit tejet zhgënjyes që përjetoi këtë vit. Për të përforcuar skuadrën, presidentit Florentino Perez është gati të investojë 300 milionë euro në merkato./ch.
Ndërkohë, Reali i Madridit zyrtarizoi blerjen e sulmuesit Luka Joviq nga Eintrachti i Frankfurtit.