Përfaqësuesja e Kosovës ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut do të luaj në Mitrovicë

Përfaqësuesja e Kosovës ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut do të luaj në Mitrovicë

03 June 2019 10:31

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30 Maj 2019 në Prishtinë ka marr vendim që Përfaqësuesja A e Kosovës ndeshjet e fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 ti zhvillojë në Mitrovicë. 

Bordi i FBK-së e ka anuluar vendimin e datës 25 Prill 2019 që ndeshjet të luhen në Rahovec dhe kështu ka vendosur që më 7 dhe 14 Gusht Kosova ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut të luaj në “Minatori”, transmeton Koha Ditore.

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Fituesi i grupit do ta siguroj një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021. Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës, KB Trepça dhe Komuna e Mitrovicës do ti diskutojnë të gjitha detajet e organizimit të ndeshjeve me kriter të FIBA-s, të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces. 

KB Trepça dhe Komuna e Mitrovicës tashmë janë dëshmuar si nikoqir dhe organizator të shkëlqyeshëm, pasi që fazën kualifikuese për Eurobasket 2017, Përfaqësuesja e Kosovës e pati zhvilluar pikërisht në palestrën “Minatori” kundër Sllovenisë, Ukrainës dhe Bullgarisë. 

Orarin e Përfaqësueses së Kosovës mund ta gjeni më poshtë: 

Grupi G: 

3 Gusht 2019 Luksemburgu - Kosova 

7 Gusht 2019 Kosova - Britania e Madhe 

14 Gusht 2019 Kosova - Luksemburgu 

17 Gusht 2019 Britania e Madhe - Kosova

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme