Sport

A duhet Van Dijk ta fitoj ‘Topin e Artë’ sivjet, përgjigjet vet lojtari

Descriptive Text

Van Dijk ka pasur një performancë të shkëlqyer gjatë Ligës së Kampionëve, e i cili me ekipin e tij, Liverpool edhe e fituan këtë garë, ai është më i përfoluri për ta fituar Topin e Artë (Ballon d’Or) gjatë këtij viti, transmeton koha.net.

Por kështu nuk mendon edhe Van Dijk, i cili gjatë pyetjes së a mendon se do ta fitosh Topin e Artë, ai ka thënë:

“Unë mendoj se Messi është lojtari më i mirë në botë, unë mendoj se ai e meriton këtë për aq kohë sa do të luaj. Kështu që ‘Ballon d’Or” nuk është diçka që unë jam duke e menduar por nëse ndodhë unë sigurisht që do ta pranoj atë por unë nuk mendoj se ka asnjë gjasë për këtë. Unë ende mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë edhe se nuk ka rëndësi nëse është në finalen e Ligës së Kampionëve apo jo”.

{gallery}