Sport

Klopp zbulon thirrjen e Guardiolas pas fitores së Liverpoolit

Trajneri i Manchester Cityt ishte shumë i shpejtë për të uruar shokun e tij për fitoren dhe të bëjë zotime për sezonin e ardhshëm.

Jurgen Klopp ka zbuluar se ka folur me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola menjëherë pas fitores së Ligës së Kampionëve kundrejt Tottenhamit, transmeton koha.net.

“Një sekondë më parë unë fola me Pep Guardiolan në telefon. Psikika jonë ka punuar shumë mirë për Manchester Cityn në fillim të këtij viti por ai dëshironte që ta fitonte Ligën e Kampionëve...jo, është shaka”, ka thënë Klopp duke qeshur gjatë një prononcimi për media.

“Ne i kemi premtuar njëri tjetrit se do t’ia godasim prapanicën përsëri njëri- tjetrit në sezonin e ardhshëm. Ne do të luajmë për të fituar gjithçka dhe do të shohim se çfarë do të marrim.

“Mbledhja e 97 pikëve në Premierë Ligë e të fitosh Ligën e Kampionëve është një rrugë e pabesueshme e gjatë për të ndjekur dhe ne e bëmë. Kjo është e pabesueshme.

“Tani ne fituam diçka, dhe do të vazhdojmë para. Ne do të fitojmë gjëra. Kjo është e madhe. Unë me të vërtet jam i lumtur”, ka thënë Klopp.