Sport

Argjentina stërvitet në Buenos Aires para Kupës së Amerikës

Argjentina ka vazhduar stërvitjet në Buenos Aires për miqësoren kundër Nicaraguas më 7 qershor, para Kupës së Amerikës.

Federata e Futbollit të Argjentinës së fundmi e bëri public edhe listën finale të 23 futbollistëve për këtë garë.

Kupa e Amerikës që sivjet do të zhvillohet në Brazil nga data 14 qershor deri më 7

korrik, do t’i ketë 10-të shtete nga Amerika e Jugut, përfshirë këtu edhe Katarin dhe Japoninë si të ftuar, transmeton “Sporti në KTV”.

“Ekipi është mirë. Jemi duke u njohur me njëri-tjetrin shumë. Disa nga ta i njoh, por shumicën jo. Megjithatë, mendoj se jemi duke shkuar mirë. Të gjithë e dimë për Messin kur ai vjen këtu, për dëshirën që ai e ka dhe për lumturinë që e transmeton. Për ne kjo është e rëndësishme sepse e dimë që ai e do ekipin. Jemi Argjentina në fund të fundit. Të gjithë e japim më të mirën për të qenë aty ku dëshirojmë të jemi”, ka thënë Aguero në konferencë për shtyp.

Argjentina që udhëhiqet nga përzgjedhësi Lionel Scaloni që prej shkarkimit të Jorge Sampaolit vitin e kaluar, do të luajë në Grupin B kundër Kolumbisë, Paraguait dhe Katarit.