Sport

Sarri, me trofeun e parë të fituar, do ta përballojë më lehtë shkarkimin

Foto: Reuters

Maurizio Sarri mund të çojë trofeun e Ligës së Evropës në bankë. Trajneri i Chelseat, një ish-bankier, ka bërë ngritjen më të pabesueshme: nga skuadrat amatore në Toskanë deri në elitën e futbollit botëror.

Por ai kurrë më herët nuk kishte fituar një trofe, shkruan AP, përcjell Koha Ditore.

E gjitha ndryshoi të mërkurën mbrëma me fitoren 4:1 ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës. Por, edhe me këtë Sarri prapë ka gjasa të largohet nga Chelsea.

Gjithmonë si i jashtëm, Sarri shfrytëzoi momentin gjatë festimit për t'u ulur në bankinë dhe për të ndezur një cigare, pavarësisht se pirja e duhanit është e ndaluar në stadium. I njohur si një trajner shumë kërkues dhe shpesh i ftohtë, ka dështuar të fitojë zemrat e tifozëve të Chelesat dhe ka pranuar se nuk e kupton gjithmonë një nga lojtarët e tij më të mirë, Eden Hazardin.

"Hazardi është lojtar i shkëlqyeshëm, por duhet të kalosh dy apo tre muaj për të kuptuar atë si njeri. Por kur e kupton atë si njeri, atëherë e kupton se është njeri i shkëlqyeshëm", ka thënë Sarri pas ndeshjes.

Hazard të mërkurën pas ndeshjes ka lënë të kuptohet se po largohet nga Chelsea dhe Sarri mund të ndjekë të njëjtën rrugë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)