Sport

Hazard ka marrë vendimin: Mendoj se kjo është një lamtumirë

Pas triumfit në Ligën e Evropës ylli i Chelseat, Eden Hazard ka konfirmuar se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, të cilën do ta bëjë të ditur brenda pak ditësh.

Ai ka shtuar se kjo është një lamtumirë.

“E kam marrë vendimin dy javë me parë. Do ta dini pas disa ditësh. Mendoj se kjo është një lamtumirë, por në futboll asnjëherë nuk i dihet”, është shprehur Hazard.

Chelsea fiton Ligën e Evropës me fitore të thellë ndaj Arsenalit

Hazard, që shënoi dy herë në finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit, u shpreh shumë i lumtur për këtë trofe.