Sport

Mendy drejt Real Madridit

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ferland Mendy pritet që gjatë kësaj vere t'i bashkohet skuadrës së Real Madridit.

E përditshmja "L'Equipe" ka shkruar të mërkurën se Reali tashmë ka arritur marrëveshje me Lyonin për shërbimet e Mendyt 23-vjeçar, shkruan sot Koha Ditore.

Për transferimin e tij, Reali do t'i paguajë Lyonit 40 milionë euro dëmshpërblim kurse Mendy do të firmos kontratë pesëvjeçare. Mendy, i cili në fund të vitit të shkuar ka debutuar me Francën, në edicionin e fundit ka impresionuar me paraqitjet e tij.

Ai ka shënuar tri gola dhe ka asistuar poaq herë në 44 ndeshje për Lyonin. Mendy te Lyoni është transferuar para dy vjetësh nga Le Havre dhe ka kontratë deri në vitin 2023.