Sport

“Championsi”, motiv i Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës

Dy skuadrat londineze janë gati për finalen e Ligës së Evropës, që sot (21:00) luhet në Baku të Azerbajxhanit, por Arsenali ka një fije motiv më shumë për ta fituar pasi do të siguronte edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, skuadra tjetër finaliste Chelsea e ka siguruar pjesëmarrjen në "Champions" duke përfunduar e treta në Premier League.

"Synimi ynë i parë është titulli në Ligën e Evropës, pas kësaj është vendi në Ligën e Kampionëve. Ne kemi luftuar për të qenë në këtë finale dhe duam të tregojmë se çfarë mund të bëjmë. Chelsea fitoi këtë garë me Rafa Benitezin kur nuk ishte mundësia për të arritur në Ligën e Kampionëve me të. Ky titull ishte objektiv numër një dhe kështu është edhe tash", ka thënë trajneri i Arsenalit, Unai Emery.

"Do të ketë shumë përkrahje në Angli, nëpër botë dhe po ashtu këtu në këtë stadium të jashtëzakonshëm. Arsenali dhe Chelsea janë dy skuadra të jashtëzakonshme dhe shumë të përkrahura. Ne po luajmë për tifozët tanë, pavarësisht nëse janë këtu apo jo".

Emery po e kërkon titullin e katërt në Ligën e Evropës. Tre prej tyre i kishte fituar më herët me Sevillan.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)