Sulmuesi uruguajan Edinson Cavani ka pranuar që gjatë kësaj vere t'i bashkohet skuadrës së Atletico Madridit.
"El Mundo Deportivo" ka raportuar të martën se Cavani parimisht ka arritur marrvëshje me ekipin nga La Liga, i cili ka filluar negociatat me PSG-në. Cavani te Atletico shihet si zëvendësim për Antoine Griezmannin, i cili javën e shkuar ka paralajumëruar largimin, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi me Atleticon pritet të firmos kontratë trivjeçare. Cavani ka qenë pjesë e PSG-s, prej vitit 2013 dhe përgjatë këtyre gjashtë edicioneve ka shënuar 193 gola në të gjitha garat.
Sulmuesi 32-vjeçar, pesë herë është shpallur golashënuesi më i mirë në Ligue 1, kampionat në të cilin ka fituar pesë tituj kampioni. Ai ka kontratë me PSG-n deri në vitin 2020 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Napoli e Palermo.