Sport

Haradinaj dekoron Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” trajnerin e xhudos, Driton Kuka.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se brezi i artë i xhudistëve të Kosovës, të udhëhequr nga Kuka, janë vlerat më të çmuara të shtetit.

Ai ka thënë se financimi i palestrës për xhudo është përkrahje modeste krahasuar me arritjet e xhudistëve të prirë nga Majlinda Kelmendi.

Me të ka thënë se pati një përballje miqësore.

“Klubi pejan i xhudos ‘Ipon’ e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilen pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’”, ka shkruar Haradinaj.

{gallery}