Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova pa boshtin e skuadrës në ndeshjet e rëndësishme të qershorit

Dy ndeshjet e qershorit pritet t'i japin kah rrugëtimit të Kosovës në eliminatoret për "Euro 2020". Por përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk do të mundë të shfaqë potencialin e plotë që e ka në sfidat në udhëtim me Malin e Zi dhe Bullgarinë. Ekipi i përzgjedhësit Bernard Challandes është goditur nga lëndime të lojtarëve të rëndësishëm para ndeshjeve të qershorit.

Challandes nuk do të mundë të llogarisë në lojtarët kyç të mesfushës. Kështu në repartin e mesfushës do të luajnë lojtarë që kanë pasur pak hapësirë në vitet e fundit apo të tillë që janë ftuar për herë të parë, apo që nuk janë ftuar për kohë të gjatë. Ka gjasë që qendra e mesfushës të improvizohet me lojtarë të specializuar për pozita të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Valon Berishës e Hekuran Kryeziut që ishin lënduar shumë javë më parë, së fundi i është bashkuar edhe Herolind Shala. Shala, ndonëse për skuadrat e tij luan në pozita më ofensive, te Kosova ka mbuluar pozitën e mesfushorit defanziv. Në ndeshjet e fundit luajti mesfushor defanziv së bashku me Hekuran Kryeziun, ndërsa më i avancuar ishte Valon Berisha, kur ishte i gatshëm. Kështu Kosovës do t'i mungojë boshti i mesfushës për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Më 7 qershor luhet ndeshja Mali i Zi - Kosova, në stadiumin e qytetit në Podgoricë, pa praninë e shikuesve. Më 10 qershor Kosova paraqitet në Sofje ndaj Bullgarisë. Kosova më 25 mars barazoi 1:1 në shtëpi me Bullgarinë, ndërsa synimet për dy ndeshjet e qershorit janë për fitore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)