Sport

Pochettino kërkon dyshen e Bournemouthit

Foto: Reuters

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Tottenhami pritet ta thyejë akullin dhe të shpenzojë para në afatin kalimtar veror.

Skuadra angleze e cila nuk ishte fare aktive në dy afatet kalimtare të kaluara, këtë verë dëshiron transferimin e dyshes së Bournemouthit, Callum Wilson and David Brooks, transmeton “Sporti në KTV”.

Drejtuesit e londinezëve janë të gatshëm të shpenzojnë plot 80 milionë euro për sulmuesin Wilson dhe talentin 21-vjeçar Brooks, i cili luan në pozitën e mesfushorit ofensiv.

Trajneri i Spursit, Mauricio Pochettino, u ka kërkuar me ngulm drejtuesve të klubit transferimin e dyshes fantastike të Bournemouthit.