Finalisti i Ligës së Kampionëve, Tottenhami pritet ta thyejë akullin dhe të shpenzojë para në afatin kalimtar veror.
Skuadra angleze e cila nuk ishte fare aktive në dy afatet kalimtare të kaluara, këtë verë dëshiron transferimin e dyshes së Bournemouthit, Callum Wilson and David Brooks, transmeton “Sporti në KTV”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtuesit e londinezëve janë të gatshëm të shpenzojnë plot 80 milionë euro për sulmuesin Wilson dhe talentin 21-vjeçar Brooks, i cili luan në pozitën e mesfushorit ofensiv.
Trajneri i Spursit, Mauricio Pochettino, u ka kërkuar me ngulm drejtuesve të klubit transferimin e dyshes fantastike të Bournemouthit.