Sport

Sane mund të mbetet te City pavarësisht interesimit të Bayernit

Foto: Reuters

Kampioni i Premier Leagues angleze, Manchester City, pritet të ulet dhe të nisë bisedimet me gjermanin Leroy Sane, për ta siguruar atë për një kohë të gjatë, mëson “Goal.com”, pavarësisht interesimit të Bayern Munichut.

Kontrata e Sanes përfundon në vitin 2021 dhe City po bën përpjekje për t’ia vazhduar atij edhe për një vit tjetër, transmeton “Sporti në KTV”. Një gjë e tillë duket mjaft e vështirë pasi kampioni gjerman, Bayerni, me çdo kusht i dëshiron shërbimet e tij.

Zyrtarë bavarez e kanë konfirmuar interesimin për ta sjellë Sanen në “Allianz Arena”, edhe pse presidenti i klubit Uli Hoeness insiston se nuk do të paguajë më shumë se 80 milionë euro për asnjë lojtar, ndërsa në rast të mosvazhdimit të kontratës, City kërkon jo më pak se 100 milionë euro për largimin e tij.