Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Juventusit gjatë verës.
Në një intervistë për mediumet argjentinase, ai ka insistuar se është i lumtur te Juventusi, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari këtë edicion ka shënuar dhjetë gola e ka dhënë gjashtë asistime në 41 ndeshje.
"Juventusi e di shumë mirë se unë dua të qëndroj dhe të respektoj kontratën deri në fund. Këto fjalë ua kam thënë edhe krerëve të klubit, me të cilët jam takuar javën e shkuar. Kështu që unë do të jem pjesë e ekipit edhe edicionin tjetër", ka thënë Dybala, që Juventusit iu bashkua nga Palermo në vitin 2015.